Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Osmani për Fitër Bajram: Solidariteti ndërnjerëzor është trashëgimi e jona e çmuar
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Fitër Bajramit duke thënë se “solidariteti ndërnjerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit është trashëgimi e jona e çmuar”.
“Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit. Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja! Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë. Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!” – thuhet në urimin e presidentes Osmani më 10.04.2024.
Besimtarët e fesë islame sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit.
Festë kjo të cilin e shënojnë myslimanët në mbarë botën, pas përfundimit të Muajit të Ramazanit.