Falet namazi i Fitër Bajramit

Besimtarët e fesë islame sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit.

Festë kjo të cilin e shënojnë myslimanët në mbarë botën, pas përfundimit të Muajit të Ramazanit.

Festa e Fitër Bajramit pason Muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës më 10.04.2024 është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi filloi në orën 5:21, me faljen e namazit të sabahut.

Namazi i Fitër Bajramit është falur në orën 06:41.

Myftiu Naim Tërnava ka folur pas faljes së Fitër Bajramit. Ai e ka nisur fjalimin e tij për familjen e shëndoshë duke u lutur që mes veti të ketë harmoni, shëndet dhe paqe.

Tërnava gjithashtu ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të mos e neglizhojnë regjistrimin e popullsisë.

Myftiu është lutur për popullin e Kosovës, Ushtrinë e Kosovës dhe Policinë e Kosovës.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë nga ora 09:00h deri në 12:00h.