Aksion antidrogë i Policisë në Prishtinë, konfiskohen rreth 30 mijë euro drogë e arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 13.04.2024 ka kryer një operacion antidrogë në Prishtinë, ku ka konfiskuar lloje të ndryshme të drogave në vlerë rreth 30 mijë euro, si dhe ka arrestuar tre persona.

Sipas njoftimit, përpos drogave ka sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe dëshmi të tjera relevante.

“Hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë gjatë punës hetimore-operative në teren kanë pranuar informata të besueshme se në rrugën “Fehmi”Agani” në Prishtinë persona të dyshuar janë duke u marr me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme dhe shitjen po e bëjnë kryesisht në nivelin e shpërndarjes lokale-shtigjeve të ndryshme” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, personat e arrestuar janë me inicialet T.T, viti i lindjes 1991; N.G., viti i lindjes 2000; dhe D.G., viti i lindjes po ashtu 2000.

Më pas gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarve, Policia ka gjetur:

Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kërpudha me peshë totale: 38.9 gram,

 Pesë (5) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit TUSI (droge e re) me peshë totale: 26.6 gram

Nëntëmbëdhjetë (19) qese me 518 tableta në formë dhe ngjyra të ndryshme të dyshuara për narkotik të llojit EXTAZY me peshë: 245.9 gram

Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë: 502.4 gram

Një (1) cigare e mbështjellë me narkotik të llojit Marihuanë me peshë: 0.7gram

Njëzet e katër (24) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit KETAMINË me peshë totale: 764.3 gram.

Nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit MDMA me peshë: 228.1 gram

Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit SPEED me peshë: 118.1gram.

Dyzet e shtatë (47) tableta të dyshuara për narkotik të llojit LSD

Njëzet e tetë (28) qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit KOKAINË me peshë totale: 15.2 gram.

Një (1) paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë: 61.2 gram

Nëntëdhjetë e shtatë (97) copë VAPE (cigare Elektronike me përmbajte të kanabis sativa).

Një (1) armë pistoletë 7.62 M57, me një karikator

Një (1) armë pistoletë 7.62, me një karikator dhe shtatë (7) fishek

Një (1) llap top ACER

Një (1) llap top MAC BOOK

Dy (2) peshore digjitale constant per matje në sasi të vogla.

Një (1) paketë me qindra qese të thata për paketim,

Dy (2) automjete.

Një (1) motoçikletë.

Pesë (5) telefona.

Tre të dyshuarit e arrestuar në konsultim me prokurorin janë derguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësia e antidrogës dhe prokuroria kompetente në Prishtinë.