Tryeza e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane - Foto: Facebook

Oda Ekonomike Amerikane u bën thirrje ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet diskriminuese

Oda Ekonomike Amerikane ka reaguar në lidhje me raportimet e djeshme si dhe është shprehur e shqetësuar për trajtim diskriminues të pjesëtarëve të një komuniteti të caktuar nga ana e punonjësve të një operatori ekonomik.

“Oda Amerikane rikujton se trajtimi jo diskriminues është detyrim kushtetues për të gjithë në Kosovë, ndërsa praktikat e shërbimit gjithëpërfshirës dhe jo diskriminues duhet të jenë edhe pjesë e demonstrimit aktiv të vlerave të përgjegjësisë sociale korporatave, dhe si të tilla duhet të respektohen gjatë tërë kohës nga të gjitha ndërmarrjet në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ju ka bërë thirrje ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet që sipas tyre mund të sugjerojnë diskriminim apo përjashtim nga e drejta e shërbimit në çfarëdo baze.