Delegacioni i Korporatës Zhvillimore Financiare në takim me Odën Amerikane Foto: OEA

Delegacioni i Korporatës Zhvillimore Financiare takohet me Odën Amerikanë

Delegacioni i Korporatës Zhvillimore Financiare (DFC) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga Caleb McCarry, këshilltar i kryeshefit ekzekutiv të DFC, John Jovanovic, drejtor menaxhues për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Egjeut në DFC, dhe Brian Martalus, drejtor për marrëdhëniet për Evropë dhe Euroazi në DFC janë takuar me drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, dhe sekretarin e përgjithshëm të Bordit të Guvernatorëve, Visar Ramajli.

Sipas komunikatës të lëshuar nga Oda Ekonomike Amerikane, zyrtarë të DFC-së në këtë takim kanë prezantuar vizionin e tyre për investimet amerikane dhe të huaj në Koosvë dhe për zhvilluar sektorin privat.

“Ata gjithashtu theksuan sektorët që ofrojnë mundësi të mëdha për investime në Kosovë, si dhe disa nga rreziqet e perceptuara që kanë parandaluar investimet e huaja direkte për të arritur potencialin e tyre të plotë. Të dyja palët u dakorduan për të filluar bashkëpunimin për përmirësim të klimës së biznesit në Kosovë”, thuhet në komunikatë