Barnat e falsifikuara, hulumtuesi Waldmeier: Blerja e produkteve nga interneti është shumë e rrezikshme

Oda Ekonomike Amerikane ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën “Parandalimi i  barnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra”.

Gjatë kësaj tryeze është potencuar se brenda një viti vdesin rreth 1 milionë njerëz nga barnat e falsifikuara. Kështu deklaroi Pius Waldmeier, kryesues i Hulumtimit, Zhvillimit ‘Hoffmann – La Roche’, duke u bazuar në të dhëna të OBSH-së, dhe ka shtuar se po mundohen t’i mbrojnë pacientët dhe t’i mbrojnë produktet.

Ai ka treguar se tema e falsifikimit të barnave është globale, prandaj edhe vlerësimet, sipas tij, janë të ndryshme.

“E përcaktojmë strategjinë se si ta parandalojmë falsifikimin, kontaktojmë organizatat e pacientëve, institucionet dhe mund të ndërmirren aktivitete ndaj këtyre veprimeve kriminale”- tha ndër të tjera ai.

Sipas Waldmeier, sa më shumë bëhen veprime në parandalim, aq më pak shohim barna të falsifikuara.

“Qëllimi është që të gjendet barna e falsifikuara para se ta merr pacienti”- shtoi ai.

Porosia e Waldmeier është “Mos bleni produkte nga interneti se është shumë e rrezikshme”.

“Sot nuk mund ta kontrollojmë falsifikimin e barnave në gjithë botën por mund ta kontrollojmë zingjirin e furnizimeve tona që ta bëjmë sa më të sigurt që mundemi. 1 milion njerez çdo vit vdesin nga barnat e falsifikuara. Kjo shifër është dhënë nga OBSh. Kjo është e pa pranueshme dhe duhet ta luftojmë. Pse është vështtrë të parandalohet se ka shume shifra/shuma që hyjnë aty, shumë biznese” – tha tutje Waldmeier.

Gjatë kësaj konference i pranishëm ishte Arsim Berisha, zëvendësministër i Shëndetësisë.

Berisha tha se po e përmbyllin kornizën ligjore sa i përket rregullave që kanë të bëjë me prodhimin, përcaktimin e çmimit të barnave.

Ndërsa shtoi se grupi së shpejti do t’i përfundojë edhe diskutimet e komentet nga individ të ndryshëm lidhur me këtë çështje. Ai tha se ka përfunduar edhe diskutimi publik.

Berisha ka përmendur se këtë vit ka pasur rritje të buxhetit sa i përket listës së barnave esenciale dhe ka përmendur rekrutimin e 42 inspektorëve shëndetësor.

Sipas zëvendësministrit falsifikimi i barnave ndikon te demmtimi i shëndetit publik.

“Konkluzionet e takimit uroj të paraqiten siç duhen në opinionin publik”- tha ai.

Armend Zemaj (LDK) ish-ministër i Shëndetësisë tha se si problematikë ndër vite ka qenë sektori farmaceutik.

“Ajo cka është parë deri më tani ka të meta të mëdha. Shqetësimi ka të bëjë me prezantimin e rrejshëm të barnave ose pjesa e cilësisë. Ai që mashtrohet është qytetari. Inspektoriati është lënë në hije sa i përket numrit të inspektorëve. Kuvendi e ka obligim mbikëqyrjen e hartimeve legjislative. Në vitin e tretë të kësaj qeverie presim që këto dy ligje së shpejti të vijnë Ligji për Shëndetësi dhe për çmimin e barnave” – tha ndër të tjera Zemaj.