Obiliq, gjendet një person i vdekur

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një person është gjendur pa shenja jete afër të shtëpisë së tij.

Sipas forcave të rendit, rasti ka ndodhur të premten në fshatin Lajthishtë të Obiliqit ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit kanë nisur.

“Nga QKMF-ja e Obiliqit është raportuar një rast – vdekje e personit mashkull kosovar. Viktima është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit” – thuhet në njoftim.