Ilustrim

Ekspozoi armën në rrjete sociale, arrestohet i mituri

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një të mitur në Pejë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Siç është njoftuar në raportin 24-orësh policor (22.03.2024), i dyshuari kishte ekspozuar armën në rrjete sociale.

Policia ka njoftuar se në cilësi të provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe një fishek me gaz.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.