Nxirret i vdekur edhe fëmija i dytë që kishin rënë në një pus në Milloshevë

Fëmija i dytë që kishte rënë në një pus në Milloshevë të Obiliqit është nxjerrë i vdekur nga FSK-ja.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia rreth orës 15:00 ka pranuar informatë se 3 fëmijë kanë shkuar për t’u larë në një liqen artificial, dy kanë hyrë e nuk kanë mundur të dalin. Njëri është nxjerrë i vdekur nga një bashkëfshatar. Ndërsa dikur rreth orës 17:10, FSK ka arritur të nxjerrë të vdekur edhe fëmijën e dytë” , ka thënë ai para mediave.

Kelani ka bërë të ditur se viktimat kanë lidhje familjare.

KALLXO.com ka raportuar se dy fëmijë kanë rënë në një pus në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit.

Fëmija vdes pasi bie në një pus në Milloshevë