Fëmija vdes pasi bie në një pus në Milloshevë

Dy fëmijë kanë rënë në një pus në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit. Sipas policisë, njëri prej tyre ka vdekur.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informaten se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekesor ka konstatuar vdekjen e një femiu rreth 10/12 vjeqar i nxjerrur nga pusi”, ka thënë Daut Hoxha  për KALLXO.com

Sipas Hoxhës, janë njoftuar ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e fëmijës tjetër, i cili dyshohet të ketë rënë në pus.