Një ndër 100 personat më me ndikim në botë, Dua Lipa në revistën prestigjioze ‘Time’

Revista prestigjioze amerikane “Time” e ka vlerësuar këngëtaren nga Kosova me famë botërore, Dua Lipën në mesin e 100 personave më me ndikim në botë.

Në një intervistë për “Time”, ylli i popit foli për albumin e saj të ri, fëmijërinë e saj në Kosovë dhe fuqinë e manifestimit.

Dua Lipa është një artiste me mjeshtëri nis artikullin e saj “Time”.

Revista më tej shkruan se Lipa ka fituar nënshtetësinë shqiptare në 2022, ndërsa flet me pasion për prejardhjen e saj të dyfishtë duke përmendur dhe rëndësinë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, e cila u lejon shtetasve të udhëtojnë lirshëm nëpër zonën e Evropës.

“Unë jam nga dy vendet në të njëjtën kohë” thotë ajo. “Të jesh nga Kosova është një pjesë e madhe e asaj që jam unë dhe të fitoj nënshtetësinë shqiptare ishte emocionuese”- shtoi këngëtarja.

Lipa shtoi për “Time” se 50 për qind e popullsisë në Kosovë është nën moshën 25 -vjeçare që konsiderohet si një ndër popullsitë më të reja në Europë”.

“Mundësia të udhëtosh lirshëm është shumë më rëndësi. Ka fëmijë që kanë ëndrra të mëdha dhe shpresojnë që do të kenë mundësinë të lëvizin, udhëtojnë dhe eksplorojnë vende. Ata duan të zhvillohen dhe të shpresojnë që ndoshta mund të shihen dhe njihen në mënyra të ndryshme. Tani që pasaporta e tyre ka një rëndësi më bën të ndjehem mirë”- tha ajo duke folur për heqjen e vizave për kosovarët që hyri në fuqi nga 01.01.2024.

“Time” me tej thotë se për t’i nderuar rrënjët e saj, Lipa është e angazhuar të ndryshojë mënyrën se si fansat e saj perëndimorë mund t’i shohin vendet si Kosova dhe Shqipëria.

“Kur njerëzit mendojnë për Kosovën nuk dua që të jenë si ‘Oh Kosova e shkatërruar nga lufta’, sepse ka më shumë se aq” thotë ajo.

“Unë dhe babi im e bëjmë një festival në Prishtinë që mbledh njerëzit nga e gjithë bota që vijnë dhe shohin se sa ndryshe është Kosova nga pritshmëritë e tyre – qoftë nëse janë artistë nga e gjithë bota apo fansa që vijnë të shohin artistët që ata duan nga vendet fqinje. E di nga eksperienca ime kur jetoja në Kosovë, asnjë nga artistët e mi të preferuar nuk vinin të performonin atje. Ëndrra ime më e madhe është ta bëj këtë të mundur për fëmijët e tjerë” – tha 28-vjeçarja.

Revista shkruan me tutje se në këngën e saj të re “Houdini” , Dua Lipa portretizon një vajzë me pak durim për gjestet e thjeshta nëse një i dashur nuk i tejkalon pritshmëritë.

Në studion në Los Angeles Lipa performoi një skenë ku zhdukej në të cilën ajo tregon qartazi kur është koha për bisedë dhe 45 minuta më vonë befas largohet.

Shfaqja dhe largimi i saj i shpejt nuk është ndonjë çudi për askënd që e ka ndjekur atë për vite thekson “Time”.

Po, Lipa është një yll botëror që ka 5 nga 10 këngët më të dëgjuara në Billboard Hot 100 dhe u shfaq vitin e kaluar në filmin më të suksesshëm “Barbie”, por karriera e saj është në këtë nivel pasi që ajo punon çdo minutë të jetës së saj.

Ajo duket të ketë një plan për çdo gjë – që nga fillimi i karrierës së saj, ajo i ka zgjeruar 24-orëshin si krijimi i një karameleje duke e menduar çdo hap të ardhshëm dhe duke vënë idetë e saj në aplikim.

Qasja e hapur e Lipës në këngët e saj nga ajo që Lipa tha për “Time” duke buzëqeshur në vitin 2017 ishte “do ta pushtoja botën … po të mundja” – tha Lipa.

Dua në atë intervistë është më e re dhe entuziaste, një 20-vjeçare në pragun e suksesit e gjithë falë albumit të saj që përfshinte këngë si “IDGAF”, “Neë Rules”, dhe “Be the One”.

Lipa sot është 28 vjeçare që është më e përmbajtur dhe po aq entuziaste në vitet që po vijnë që përfshijnë dhe publikimin e albumit të saj të tretë shumë të përfolur “Radical Optimism”. Pas së gjithash ajo e ka manifestuar atë për 7 vjet, ndoshta dhe më shumë.

“Që kur isha e vogël kam shënuar gjëra që ëndërroja për veten” – tha këngëtarja dhe tekst-shkruesja me origjinë shqiptare me famë botërore në një intervistë pas një fotosesioni për ballinën e TIME 100.

“Gjithmonë kam planifikuar gjërat më herët. Surprizat shfaqen, që i shqyrtoj por gjithmonë kam synime afatgjata.”

E ulur me këmbët e kryqëzuara në fustanin e shkurtër të brendit “Jacquemus”, me flokët e kuqe në formë të valëzuar, Lipa fliste me përpikëri dhe me kujdes duke menduar për çdo pyetje para se të përgjigjej.

Ylli i popit, e sidomos ata që kanë një karrierë të suksesshme janë të njohur të jenë të matur. Por Lipa duket shumë e kujdesshme qoftë nëse zbulon se çfarë përmban albumi i saj ‘Radical Optimism’ apo kur tregon këshilla për udhëtim (paketoni pak, merrni libra) apo duke vazhduar karrierën e saj si modele po ashtu.

“Është me rëndësi të shkruani synimet e juaja” thotë ajo “kurrë nuk i dihet se cila mund të bëhet realitet”.

A beson Dua në forcën e manifestimit? Absolutisht “manifestimi është një gjë me shumë rëndësi për mua” – pranon ajo. Unë besoj shumë në manifestimin e gjërave pastaj pa vetëdije ti punon drejt tyre. Asgjë nuk është e paarritshme.

Lipa qesh me vetën e saj kur më herët thoshte se do ta pushtonte botën, por është e pamundur ta kundërshtosh rritjen e saj madhështore.

Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindërit e saj shqiptarë me vendbanim në Kosovë Anesa dhe Dukagjin Lipa, që u larguan nga Prishtina si refugjatë në vitet e 90-ta.

Kur Lipa ishte 11-vjeçare, familja e saj u shpërngul sërish në Kosovë – disa vite më vonë, ajo i bindi prindërit e saj ta lejonin që të kthehej në Londër për të filluar karrierën e saj në muzikë.

Me suksesin e arritur ajo fitoi 5 nominime në “Brit Aëards 2018” me suksesin e saj, duke fituar çmimin ‘ British Breakthrough Act’ dhe solo-artistja më e mire britanike.

Lipa publikoi albumin “Future Nostalgia”, që shihej nga të tjerët si një nderim për zhanrin disko. Ky album shfaqte një perspektivë moderne në zhanrin e viteve të 70-ta që i mundësoi asaj të fitonte çmim në Brit Aëards, për Albumin e vitit, si dhe Albumin më  të mirë pop vokal, në 63-vjetorin e çmimeve prestigjioze Grammy.

Të jesh yll i popit – apo ndonjë person i famshëm në 2024 – kërkon shumëllojshmëri. Në majë të muzikës dhe “roleve të vogla” si i quan ajo, Lipa shkëlqen dhe si gazetare në “Dua Lipa; At Your Service” quhet podcasti i saj në vitin 2022 i shfaqur në Spotify dhe përfshin të famshëm nga fusha të ndryshme, nga bashkohësja e saj pop këngëtarja Billie Eilish deri tek këshilltarja shpirtërore Esther Perel.

Për herë të parë, primare për të është publikimi i albumit të saj të tretë.

Normalisht, ajo ka imagjinuar se si do te jetë me vite. “ E mbaj mend kur isha duke punuar në albumin time të parë, mbaja shënime se si do te ishte albumi im i tretë” – thotë Lipa.

Duke përshkruar që albumi i saj është inspiruar nga rokerat skocezë të viteve të 80-ta Primal Scream dhe hip-hop grupi i famshëm anglez Massive attack, ajo thotë se “Unë nuk jam ajo që isha kur e shkrova albumin tim të parë. Unë jam zhvilluar dhe kam mësuar shumë… duke i pranuar gjërat ashtu si janë, duke mos i parë gjërat vetëm keq apo edhe si pengesa. Kjo përfshin shumë zhvillim dhe mirëkuptim me veten, duke e ditur vlerën që kam si në biznes, dashuri apo dhe shoqëri.”

“Unë jam një person tjetër, normal që edhe këngët do të jenë ndryshe”- Lipa dëshiron që të anoj në një territor tjetër muzikor, shkruan “Time”.

“Unë kam mendime, dëshira, nevoja dhe perspektiva tjera. Unë kam bërë rrotullimin 180 shkallë dhe ndihem shumë me vetëbesim në këtë pikë të jetës sime” thotë tutje ajo.

Përgatiti: Venera Kameri