Dua Lipa fitoi çmimin për këngën e vitit në 'Brit Awards'

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa ka rrëmbyer çmimin për këngën e vitit në ceremoninë “Brit Awards”, më 02.03.2024.

Dua Lipa këtë çmim e ka fituar në kuadër të zhanrit Pop, me këngën e saj “Dance the Night”.

Kënga “Dance the Night” është kolonë zanore e filmit “Barbie”, të vitit 2023.

Ajo falënderoi fansat, ekipin dhe familjen e saj të cilët konsideroi se janë meritor në fitimin e këtij çmimi..

“Dua të them një falënderim të madh për secilin prej jush që keni votuar për mua. Kjo domethënë shumë për mua, jam shumë, shumë e lumtur të jem këtu. Ju më dhuroni këtë besim radikal që mund të bëj çdo gjë dhe që mund të provoj, eksperimentoj dhe jeni aty për mua dhe më mbështesni. Dhe e gjithë dashuria dhe mbështetja, optimizmi më inspirojnë” – është shprehur Lipa pasi mori çmimin e këngës së vitit.

Në ceremoni është parë edhe babai i Lipës, Dukagjin Lipa, të cilin e ka falënderuar veçanërisht.

Lipa ishte e nominuar edhe për çmimin “Artistja e vitit” në Angli.