Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademaj-Murselit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerëm, për vrasjen e Liridona Ademaj – Murselit.

Vendim ky i marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti, pas kërkesës së Prokurorisë të përpiluar nga Prokurorja Besa Limani.

Seanca dëgjimore është mbajtur sot në departmentin e krimeve të rënda të ksaj gjykate.

Pak para fillimit të seancës Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur një aksion simbolik para Pallatit të Drejtësisë.

Me thirrjen “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” kjo organizatë paralajmëori protestë gjithë popullore në Prishtinë.

Vëllau i Liridona Ademajt, Leonardi, ka folur para gazetarëve pas përfundimit të seancës ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Leonard Ademaj tha se familja e tij beson në drejtësinë e Kosovës dhe se këtë çështje e kanë lënë në duar të drejtësisë.

“Ne gjithçka çka kemi, ia lojmë drejtësisë, besojmë në drejtësi të Kosovës. Me fëmijët kemi pasur kontakt, sepse ka ardhur edhe shoqata sociale, thanë që fëmija janë mirë. Kujdesin e tyre e kanë gjyshja dhe gjyshi. Janë ardhë na kanë pyetur se qysh po mendoni për fëmijët, por te ne gjendja është katastrofale, janë shumë të mërzitur. Fëmijët ende nuk e kanë kuptuar që nëna ka vdekur, edhe me ardhë te ne e kanë të lehtë me e kuptu se çka është duke ndodhur” – tha ai para gazetarëve.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K.K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vëllau i Liridona Ademajt: Besojmë në drejtësi të Kosovës