Një i vdekur në një aksident në Podujevë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Policia ka konfirmuar për KALLXO.com se personi i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” – tha Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Sipas Borovcit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Qëndresa”.