Ilustrim
Një i arrestuar në Gjilan, dyshohet se paraqiti dokumente të falsifikuara për të përfituar 400 mijë euro përmes prokurimit publik
Policia e Kosovës në Gjilan më 14.04.2025 ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.
Sipas njoftimit, ai dyshohet se ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara, për t’i plotësuar kërkesat, në mënyrë që të përfitojë kundërligjshëm në fonde publike sipas ofertës së çmimit nga shuma e përgjithshme e vlerës së parashikuar prej katërqind mijë euro.
“Me këtë rast nga këto veprime është krijuar dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftim.
Ndërsa tutje është bërë e ditur se lidhur me rastin personi i dyshuar me datën 14.04.2025 është intervistuar dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.