Foto: Facebook/RFF.

Nisi rrugëtimi i 7-të i festivalit të film rom, ‘Rolling Film Festival’

Një program muzikor me fëmijë të komunitetit rom ka hapur dje edicionin e 7-të të festivalit të film “Rolling Film Festival’ në Kino Armat në Prishtinë.

Me moton “Zërat pa zë”, edicioni i sivjetmë i “Rolling Film Festival” (RFF) do të shpërfaqë një program të pasur filmash e aktivitete tjera që si qëllim kanë afirmimin e kulturë së komunitetit rom në Kosovë.

Drejtori artistik i këtij festivali, Sami Mustafa tha gjatë ceremonisë së hapjes se RFF është një mundësi e mirë për prezantimin, promovimin, por edhe njohje me kulturë rome.

“Me moton ‘Zërat pa zë’, RFF këtë edicion do të sjell filma të rëndësishëm për kulturën dhe traditën rome, storje që janë injoruar, nxitjen e dialogut e kapërcimin e stereotipeve në mes komuniteteve” – tha ndër të tjerash Mustafa.

Ndërsa, Barrie Freeman, zëvendës shefe e UNMIK- ut e konsideron si shumë të rëndësishme mbajtjen e këtij festivali.

“RFF është një mundësi unike për të reflektuar për rolin e komunitetit rom, ashkali e egjiptas në Kosovë. Arti është mjet që i jep kuptim jetës dhe një mundësi që ta kuptojmë më mirë veten” – tha Freeman.

Një fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Prishtinë, Përparim Rama.

“Ky festival është një ngjarje unike, një dëshmi e diverisitetit tonë kulturor e që prezantohet përmes artit dhe kulturës rome” – tha kryetari Rama.

Edicioni i 7-të i RFF-së u hap me film “Proud Roma” (Romët krenarë) të regjisorit Pablo Vega.

Ndërsa, dhjetëra filma e aktivitete tjera janë paraparë të mbahen në kuadër të këtij festivali në Kino ARMA dhe në Qendrën për Praktikë Narrative në Prishtinë. Edicioni i 7-të i  festivalit të filmit rom, “Rolling Film Festival” (RFF) do të mbahet deri më 25 qershor 2023

“Rolling Film Festival organizohet që nga 2009 dhe mbahet çdo dy vjet duke sjellë filma që trajton çështje që lidhen me jetën e komunitetit rom.

Shpaloset programi për edicionin e 7-të të ‘Rolling Film Festival’