Foto:IFFR.

Dy filma kosovarë në garën zyrtare të Festivalit të Filmit në Roterdam

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se dy filma kosovarë: “Si e verdhë e sëmurë” i regjisores Norika Sefa dhe “Krahët e punëtorëve”,  i regjisorit Ilir Hasanaj, do të garojnë në programin zyrtar të edicionit të 53-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam të Holandës.

Filmat garojnë në kategorinë e filmave të shkurtër, “Short Tiger Competition” të këtij festivali.

Filmi “Si e verdhë e sëmurë” rrëfen historinë magjepësese të nxjerrë nga kujtime familjare arkivore. Kurse, përmes filmit “Krahët e punëtorëve”, regjisori Hasanaj pasqyron përvojat e tre punëtorëve të krahut të cilët janë viktima të aksidenteve në vendet e tyre të punës.

Festivali i Filmit në Roterdam (International Film Festival Rotterdam IFFR) zhvillohet nga 25 janari deri më 4 shkurt 2024.