Çmimet e edicionit të 16-të të Festivalit ‘Hyjnesha në fron’

Edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në fron” ka vazhduar traditën e tij duke ofruar për publikun kosovarë filma vendorë dhe ndërkombëtarë.

Për tri ditë me radhë u shfaqën filma dhe u zhvilluan aktivitete artistike kinematografike.

Në fund u ndan edhe çmimet për filma më të mirë në disa kategori:

Filmat e metrazhit të shkurtër:

Filmi më i mirë: “Witness”;

Filmi me skenarin më të mirë: Alikija;

Aktori më i mirë: Avni Dalipi, “Ninullë”;

Regjisori më i mirë: Hamid Yoosefi, “Sphinx”;

Hyjnesha në Fron: Takbir.

Filmat e metrazhit të gjatë:

Filmi me skenarin më të mirë: Forbidden Womanhood;

Aktori më i mirë: Alban Ukaj, “Nji Prej Nesh”;

Regjisori më i mirë: Ergys Meta, “Nji Prej Nesh”;

Kinematografia më e mirë: Ariel: Back to Buenos Aires.

Hyjnesha në Fron: Nguye;

Çmimi për vepër jetësore – Xhevat Qorraj, post mortem.