Ilustrim

Nga pakujdesia godet makinën e policisë, lëndohen vozitësi dhe dy policë në Gjilan - VIDEO

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një ngasësi i një veture nga pakujdesia ka goditur makinën e policisë në Gjilan.

Si shkak i këtij aksidenti, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy policë që ishin në veturë, por edhe ngasësi i veturës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 03:05 në rrugën “Avdullah Tahiri”.

“Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur vozitësi i veturës me targa civile gjatë kthimit të pasigurt godet automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës me ç’ rast përpos dëmeve materiale lëndime të lehta trupore pësojnë ngasësi i veturës civile dhe dy zyrtarët policorë të cilët ishin në veturën zyrtare”- ka thënë policia.

Sipas policisë, pas tretmanit mjekësor të lënduarit janë liruar për në shtëpi.

Rrethanat e rastit janë duke u hetues nga hetues policorë të aksidenteve.