Mjegulla në Fushë Kosovë

Nga Aeroporti i Prishtinës tregojnë nëse ka pasur anulim të fluturimeve për shkak të mjegullës

Deri më tani në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nuk ka pasur anulime të fluturimeve për shkak të mjegullës.

Kështu ka njoftuar për KALLXO.com zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.

Ndërsa, ka thënë se është anuluar një fluturim në mbrëmje jo për shkak të kushteve në Prishtinë por për shkak të mjegullës në destinacionin e arritjes.

“Ne e kemi ngritur kapacitetin e ndriçimit dhe mjegulla nuk kemi pasur asnjë anulim për shkak te mjegullës pasi qe tani fluturimet mund te aterojnë ne një dukshmëri deri ne 50 metra. Është anuluar fluturimi i mbrëmjes me Pegasus për shkak të mjegullës ne destinacionin e nisjes”- ka thënë ajo për KALLXO.com.

Për shkak të mjegullës së dendur në Shkup, dy ditët e fundit janë anuluar ose devijuar dhjetëra fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, ndërsa disa kanë zbritur me vonesë më të madhe.