FOT: RTK

Nga 8 të vdekurit me COVID-19, një prej tyre i grupmoshës 0-9 vjeç

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan 8 vdekje me COVID-19, njëri prej tyre i përket grupmoshës 0-9 vjeç.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej 8 të vdekurve, 5 janë të gjinisë femërore dhe 3 të gjinisë mashkullore.

Derisa grup moshat janë si në vijim; Një i grupmoshës 0-9 vjeç, një rast i grupmoshës 60-69 vjeç, dy raste të grupmoshës 70-79 vjeç  dhe katër të grupmoshës 80+ vjeç.

Këto raste të vdekjeve me COVID-19 u raportuan në Lipjan, Graçanicë, Shtërpcë, Gjilan, Kamenicë, Ferizaj dhe Mitrovicë.

8 të vdekur dhe 249 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit