COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza
8 të vdekur dhe 249 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit tetë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit, 249 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 ndërsa janë shëruar 1 mijë e 129 pacientë të tjerë.
Ky është njoftimi i plotë i ministrisë:
19 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.
Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.
Në total numri i rasteve aktive është 5.073
www.kallxo.com