Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Nga 30 euro për të gjithë përfituesit e skemave sociale e pensionale që marrin pagë deri në 100 euro

Qeveria në detyrë në mbledhjen e 25 të mbajtur sot, ka bëtë disa ndryshime në pakon emergjente fiskale.

Sipas njoftimit përfitues të shumës prej 30 euro janë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore me vlerë deri në 100 euro.

Poashtu ndryshimi tjetër përcakton se përfitues të mbështetjes financiare do të jenë shoqëritë tregtare edhe punëdhënësit e tjerë.

Përveç kësaj ndryshimet e vendimit përcaktojnë se përfitues të mbështetjes financiare janë stafi mjekësor dhe ai mbështetës (mjekët, infermierët dhe personeli tjetër i ekspozuar ndaj rrezikut).

Më 30 mars qeveria e Kosovës ka miratuar një pako emergjente fiskale për ti ndihmuar qytetarët dhe bizneset ta kalojë më lehtë pandeminë e COVID-19.

Qeveria Kurti, miraton paga shtesë dhe paketën Emergjente Fiskale