Ilustrim

Në Vushtrri festohej me armë, Policia e shoqëron në polici një person

Në fshatin Dumnicë të Epërme të Vushtrrisë, mbrëmë u mbajt një aheng, por festa po shoqërohej edhe me gjuajtje me armë.

Kjo ka bërë që Policia të dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor një të dyshuar.

Atij i janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta me 10 fishekë, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur nëntë gëzhoja, që dyshohet se janë gjuajtuar gjatë ahengut.

Policia ka shtuar se me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në ora 20:24.