Aksident në Vushtrri, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (01.04.2024), në fshatin Galicë të Vushtrrisë.

Si pasojë e aksidentit lëndime ka marr një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 18:27, është raportuar se në fshatin, Galicë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, e përfshirë një veturë civile me targa vendore. Si pasojë  e aksidentit lëndime ka pësuar një  person i cili është dërguar për tretman mjekësor” – ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.