Ilustrim

Arrestohen dy persona në Vushtrri, gjuajtën disa herë me armë zjarri në ajër

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se kanë shtënë në ajër disa herë me armë zjarri. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë më 12.04.2024, në ora 19:33.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 14 fishekë 9 mm me dy karikatorë, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen, rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës më 13.04.2024.

Rasti është iniciuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.