Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me lulen anemonë simboli që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo simbolikë, sipas Qeverisë, është bërë në përkrahje të të mbijetuarve dhe luftim të stigmës ndaj dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte nga Serbia në Kosovë.

 

Në shënim të Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri nderime te memoriali “Heroinat”, në Prishtinë më 14.04.2024.

Kryeministri Kurti citohet të ketë thënë se viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, gra e vajza, por edhe djem e burra, kanë paguar një çmim të lartë fizik, psikik, emocional për shtetin e për lirinë tonë.

Kurti bën nderime të memoriali ‘’Heroinat’’ në Prishtinë: Janë mbi 20 mijë të përdhunuar nga lufta në Kosovë