Ndalohen tre persona në pikën kufitare me Serbinë, dyshohen për prerje dhe vjedhje të drurëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar tre persona të dyshuar, të cilëve u janë konfiskuar edhe një armë, një traktor dhe disa metra.

Organet e rendit njoftojnë se informatën e kishin pranuar dje, se në vijën kufitare të Kosovës dhe të Serbisë, në fshatin Sfircë të komunës së Kamenicës, nga persona të panjohur është duke u kryer vepra penale ‘Prerje dhe vjedhje e drurëve teknik’.

Patrullat e Policisë Kufitare kanë reaguar dhe në vendin e ngjarjes, kanë ndaluar tre persona të dyshuar si dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar(15 drurë teknik me diametër prej 60 cm. trashësi, një revole M 57 pa leje të organit kompetent, një karikator me 9 fishekë të kalibrit 9 mm, dhe një traktor.