Dardan Molliqaj - PSD

Molliqaj për Muratin: Pendimi i vërtetë është dorëheqja

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Dardan Molliqaj pas kërkim faljes së ministrit Hekuran Murati ka thënë se pendimi i vërtetë është dorëheqja.

Sipas Molliqajt ministri Murati ka kërkuar falje pas thirrjes së PSD-së për protestë.

“Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë i Dardan Molliqaj në Facebook:

Pendimi i vërtetë është dorëheqja.

Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet.

Presioni nuk pranohet. Protesta vazhdon.

Ministri i Financave, Hekuran Murati u ka kërkuar ndjesë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës(UÇK) për shkrimet që kishte bërë para disa viteve.

Murati ka thënë se këto shkrime janë bërë nga mllefi që sipas tij, me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës.

Ai ka thënë që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar.

Ministri Murati u kërkon falje luftëtarëve të UÇK-së

Daut Haradinaj reagon pas kërkim faljes së Muratit