Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Daut Haradinaj reagon pas kërkim faljes së Muratit

Ish-Gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Hekuran Murati i cili u ka kërkuar falje luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se kërkim falja nuk mjafton.

Mirë që ka kërku falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Daut Haradinaj në Facebook:

Mirë që ka kerku falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar.

Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe!

Ministri i Financave, Hekuran Murati u ka kërkuar ndjesë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës(UÇK) për shkrimet që kishte bërë para disa viteve.

Murati ka thënë se këto shkrime janë bërë nga mllefi që sipas tij, me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës.

Ai ka thënë që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar.

Ministri Murati u kërkon falje luftëtarëve të UÇK-së