Ilustrim

Mjegulla në Aeroportin e Prishtinës shkakton vonesa në aterrimin e aeroplanëve

Mjegulla që ka rënë sot në mëngjes në zonën e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka shkaktuar vonesa në aterrimin e disa aeroplanëve.

Por, sipas zyrtarëve të Aeroportit, vonesat nuk kanë qenë më të gjata se 10-15 minuta dhe se me vonesa janë përballur tre aeroplanë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.

“Ata vetëm se kanë filluar të aterrojnë një nga një, kanë qenë 10-15 minuta në pyetje. Kemi pasur vonesa të vogla për shkak të mjegullës”, tha Gara.