Ilustrim

Sërish alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, Policia nuk gjen asgjë të dyshimtë

Edhe një alarm për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari” ka pranuar sonte Policia e Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën” – ka thënë ajo.

Tutje Ahmeti ka sqaruar se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Gjatë ditës së sotme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar për një alarm për bombë.

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës