
Alarmi për bombë del të jetë i rrejshëm, qytetarët lejohen të hynë në Aeroportin e Prishtinës (FOTO)
06.2.2023 - 17:52
Një alarm për bombë është raportuar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” në orët e pasdites.
Pas veprimeve operative të Policisë, qytetarët janë lejuar të hynë brenda Aeroportit.
Në vendin e ngjarjes është parë edhe Njësia K9 e Policisë së Kosovës.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka thënë se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”- tha ajo.