Ilustrim

Aeroporti i Prishtinës, mbi 200 mijë udhëtime vetëm gjatë dhjetorit

Mbi 220 mijë persona kanë shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” për udhëtime gjatë këtij muaji.

Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit “Adem Jashari”, përmes një postimin në Facebook, ka shkruar se nga 1 deri më 27 dhjetor (2023) 221,309 persona kanë shfrytëzuar Aeroportin “Adem Jashari” për udhëtimet e tyre.

Sipas saj, aeroporti pret të tejkalohet numri prej 3 milionë udhëtareve që shfrytëzuar këtë aeroport gjatë 2023.

“Vetëm në muajin dhjetor nga data 1 deri më 27 (deri më sot) kanë udhëtuar 221 309 udhëtarë, përmes ANP ‘Adem Jashari’ (ku nga këta 133 910 kanë qenë në ardhje), përderisa presim të përmbyllim vitin me mbi 3.4 milion udhëtarë”- ka shkruara Gara në Facebook..

Gara ka shkruar se të dhënën më të plota rreth numrit të udhëtarëve që shfrytëzua Aeroportin “Adem Jashari” gjatë këtij viti do të publikohen në janar 2024.