Ministria e Financave

Ministria e Financave jep sqarim për subvencionimin e pagave për bizneset aktive

Ministria e Financave ka dalë me një sqarim lidhur me vendimin e Qeverisë për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive në shumën prej 290 euro.

MF-ja ka bërë të ditur se është themeluar Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave.

“Referuar vendimit Nr. 10/33 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive në shumë prej 290 euro, bazuar në numrin e të punësuarve, MF njofton se është themeluar Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave. Ankesat e juaja mund t’i adresoni tek ky Komision në e-mail adresën: [email protected]”, thuhet në njoftim.

MF-ja thekson se pas shqyrtimit të ankesave qytetarët do të marrin përgjigje zyrtare në e-mailin që e kanë lënë si kontakt në ankesën e  tyre.