Foto: Denis Sllovinja

Ministria e Drejtësisë njofton për datat e mbajtjes së provimit të Jurisprudencës

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se më 4 dhe 5 të muajit të ardhshëm do të mbahet provimi i Jurisprudencës.

Për këtë, Ministria ka ftuar edhe shoqërinë civile për monitorim të procesit.

Provimi pritet të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri ndërsa më 4 shtator pritet të mbahet provimi për lëndën E drejta civile ndërsa më 5 shtator në lëndën E drejta penale.

Ky është njoftimi i plotë:

Njoftim nga Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë me datë 4 dhe 5 shtator 2021 organizon mbajtjen e Provimit të Jurisprudencës. Me këtë rast ftojmë organizatat e interesuara të shoqërisë civile të jenë pjesë e monitorimit të procesit të mbajtjes së këtij provimi.

Organizatat e interesuara për monitorim të këtij procesi, ju lutem të kontaktojnë Zyrën për Komunikim Publik në e-mail adresën [email protected] ose përmes nr. kontaktues: 038 200 18 010.

Provimi i Jurisprudencës me shkrim, tek lënda “E Drejta Civile” do të mbahet me 4 shtator 2021 (e shtunë), me fillim nga ora 09:00 dhe do të zgjasë 5 (pesë) orë. Ndërsa tek lënda “E drejta Penale” do të mbahet me datë 5 shtator 2021 (e diele) me fillim në ora 09:00 dhe do të zgjasë 5 (pesë) orë.

Vendi i mbajtjes: Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.