Policia e Kosoves Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Mesazhet mashtruese në emër të ‘Autoriteteve të Trafikut të Kosovës’, policia kërkon kujdes nga qytetarët
Qytetarët kanë pranuar mesazhe mashtruese në emër të “Autoriteteve të Trafikut të Kosovës”.
Policia e Kosovës përmes një reagimi ka kërkuar nga qytetarët që mos të klikojnë linqe që dërgohen përmes mesazheve. Rastet, sipas forcave të rendit, duhet të raportohen në stacionin më të afërt të policisë.
“Policia e Kosovës njofton qytetarët për një fushatë mashtruese që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siç shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës. Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët” – thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës thekson nuk ka dërguar mesazhe të tilla si dhe, u bëjmë thirrje qytetarëve që, të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë, të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare, të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve dhe të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese” – thuhet në reagim.
Reagimi i ploë: