Memli Krasniqi e Uran Ismajli udhëtojnë në Hagë, takojnë Thaçin e Veselin
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me nënkryetarin e partisë, Uran Ismajlin kanë udhëtuar në Hagë dhe janë takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
“Bashkë me Uranin, vizituam përsëri në Hagë, Presidentin Hashim Thaçi e Kryetarin Kadri Veseli. Dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“I gjetëm të gjithë bashkë ballëlartë – si gjithmonë – dhe me Kosovën në mendje e zemër, që vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin. Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë! Sepse, dielli do të lind përsëri!” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Shënim: Artikulli është edituar