Masat për coronavirusin - Qeveria pezullon të gjitha fluturimet nga 16 marsi

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, e cila është mbajtur disa orë pasi janë regjistruar dy rastet e para me coronavirus në Kosovë, është miratuar vendimin për masat shtesë.

Pjesë e këtij vendimi është edhe pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore në Aeroportin e Prishtinës përveç fluturimeve ushtarake dhe emergjencave nga data 16 mars 2020 në orën 24:00.

“Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh në ardhje e që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, ka thënë kryeministri Kurti.

Përveç kësaj, në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin përmes të cilit ndalohen hyrje-daljet në Klinë dhe Viti, mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, ndërpreu transportin ndër-urban dhe ndërkombëtar, mbylljen e kafiterive, restoranteve, qendrave tregtare dhe tregjeve të automjeteve dhe kafshëve etj.

Dy rastet e para të regjistruara me coronavirus janë nga këto dy qytete, një 22 vjeçare që punonte në Leskovc të Klinës dhe një 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë.

KALLXO.com më herët ka raportuar se të gjithë personat të cilët kanë pasur kontakt me personat e prekur me coronavirus në Leskovc dhe Stubëll janë izoluar.

Masat për coronavirusin – Qeveria pezullon të gjitha aktivitetet kulturore

Masat për coronavirusin – Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë

Masat për coronavirusin – Mbyllen kafiteritë, restorantet e tregjet

Konfirmimi për coronavirus, familje në Klinë vendosen në karantinë

Qeveria miraton vendimin për ndalimin e hyrje-daljeve në Klinë e Viti

Masat për coronavirusin – Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë