Një nga mbledhjet e qeverisë së Kosovës

Masat për coronavirusin - Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, e cila është mbajtur disa orë pasi janë regjistruar dy rastet e para me coronavirus në Kosovë, është miratuar propozim-vendimi për masat shtesë.

Njëri prej rekomandimeve të miratuara është edhe mbyllja e kufijve tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë.

“Kjo nuk vlen për qytetarët kosovar, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do të i nënshtrohen kontrollet e shtuara mjekësore me urdhrin që ata të izolohen për 14 ditë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Sot janë regjistruar dy rastet e para me coronavirus në Kosovë, një 22 vjeçare që punonte në Leskovc të Klinës dhe një 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë.

KALLXO.com më herët ka raportuar se të gjithë personat të cilët kanë pasur kontakt me personat e prekur me coronavirus në Leskovc dhe Stubëll janë izoluar.

Konfirmimi për coronavirus, familje në Klinë vendosen në karantinë

Masat për coronavirusin: Qeveria ndërpren transportin ndër-urban dhe ndërkombëtar