Foto: ZKM

Qeveria miraton vendimin për ndalimin e hyrje-daljeve në Klinë e Viti

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, e cila është mbajtur disa orë pasi janë regjistruar dy rastet e para me coronavirus në Kosovë, është miratuar propozim-vendimi për masat shtesë.

Njëri prej rekomandimeve të miratuara është edhe ndalimi i hyrje-daljeve të qytetarëve në qytetin e Klinës dhe Vitisë.

Dy rastet e para të regjistruara me coronavirus janë nga këto dy qytete, një 22 vjeçare që punonte në Leskovc të Klinës dhe një 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë.

KALLXO.com më herët ka raportuar se të gjithë personat të cilët kanë pasur kontakt me personat e prekur me coronavirus në Leskovc dhe Stubëll janë izoluar.

Masat për coronavirusin – LIVE nga Qeveria e Kosovës

Masat për coronavirusin – LIVE nga Qeveria e Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 13 mars 2020

 

 

Konfirmimi për coronavirus, familje në Klinë vendosen në karantinë