Marrëveshja e Uashingtonit, Thaçi nuk përgjigjet për ‘korrigjimin e kufijve’ e as komunat shqiptare në Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk i është përgjigjur pyetjes së KALLXO.com në konferencën e sotme për media lidhur me idenë e tij për ‘korrigjimin e kufirit” dhe mos përfshirjen e saj në marrëveshjen e Uashingtonit të së premtes.

Presidenti nuk është përgjigjur as për faktin se asnjëra prej  pikave të marrëveshjes nuk flet për shqiptaret e tri komunave në Serbi, Medvegjë, Bujano dhe Preshevë.

Pas pyetjeve të adresuara ndaj tij, presidenti foli për njohjen e Kosovës nga Izraeli.

Vetë presidenti Thaçi në vitin 2018 kishe nisur proklamimin e idesë së tij për “korrigjim të kufirit”.

Presidenti Hashim Thaçi mban konferencë për media

Presidenti Hashim Thaçi mban konferencë për media

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 7 septembre 2020