Foto: Komuna e Malishevës

Malishevë, përurohen shtëpitë e ndërtuara për dy familje në nevojë

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Malishevës, përkatësisht udhëheqësi i shoqatës, Halil Kastrati dhe kryetari i Komunës, Ragip Begaj, sot i kanë përuruar  dy shtëpi, për dy familje në nevojë, të cilat janë ndërtuar në kuadër të bashkëpunimit mes shoqatës dhe Komunës.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe Halil Kastratin për bashkëpunim dhe për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë.

Sipas njoftimit, Komuna e Malishevës dhe “Jetimat e Ballkanit” këtë vit kanë ndërtuar pesë shtëpi për familjet në nevojë dhe dy prej tyre i kanë përuruar sot, duke ua dhënë çelësat e shtëpive familjes së Ferat Morinës në Gollubovc dhe familjes së Rrahman Gashit në Vërmicë.

Komuna e Malishevës ka marrë pjesë në ndërtim me shumën prej pesë mijë eurove në secilën shtëpi, ndërsa pjesa tjetër është ndërtuar nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.