Ilustrim

LDK voton pro një marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo që është opozitë në Kuvendin e Kosovës sot ka votuar pro një marrëveshjeje ndërkombëtare, ndonëse në fillim të kësaj seance plenare kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se partitë opozitare kanë vendosur që të bojkotojnë këto lloj marrëveshjesh për votim.

Bëhet fjalë për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë.

Ky projektligj prapë nuk mori votat e nevojshme për të kaluar, e kjo pasi për marrëveshjet ndërkombëtare duhet të mblidhen 80 vota për.

Përderisa, në seancën e sotme ky projektligj mori vetëm 72 vota për.

Sipas Kryetarit të Kuvendit, kjo marrëveshje ndërkombëtare është shumë e rëndësishme për Kosovën.