Kusari-Lila viziton Panairin e Bukurisë në Prishtinë
25.4.2026 - 18:46
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar Panairin e Bukurisë që po mbahet në Prishtinë, ku po marrin pjesë rreth 30 biznese vendore.
Sipas njoftimit të ministrisë, shumica e bizneseve pjesëmarrëse janë në pronësi të grave ndërmarrëse dhe ofrojnë produkte dhe shërbime në fushën e industrisë së bukurisë.
“Sipas ministres, këto biznese me përkushtim po zhvillojnë produkte me bazë natyrale dhe po kontribuojnë në promovimin dhe ngritjen e imazhit të Kosovës, duke bashkëpunuar edhe me kompani dhe brende ndërkombëtare”- thuhet në njoftimin e lëshuar më 25.04.2026.