Foto: ZKM

Kurti udhëton për në Mbretëri të Bashkuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas njoftimit, ai ka udhëtuar për vizitë njëditore atje.

Ndërsa është bërë e ditur se Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar. Në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’”- thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit dërguar më 12.02.2024.