Kurti në Mynih: Serbia t'i hap arkivat shtetërore, bëri gjenocid në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka përsëritur thirrjen që Serbia t’i hap arkivat shtetërore.

Sepse sipas kreut të ekzekutivit kosovar, krimet e kryera në Kosovë, ishin krime shtetërore.

“E kaluara nuk ka kaluar ende kur krimet e luftës dhe gjenocidi janë ende të mohuara. Në panelin MSC2022 : “Të humbur në tranzicion: sfidat & perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale” i bëra thirrje Serbisë që të hapë arkivat shtetërore sepse krimet e kryera në Kosovë ishin krime shtetërore”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “Twitter”.