Foto: ZKM

Kurti merr pjesë në drekën zyrtare të organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuar në një drekë pune të organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, në kuadër të Samitit të 8-të Global të Partneritetit për Qeveri të Hapur.

Sipas njoftimit, përgjatë drekës, udhëheqësit e delegacioneve pjesëmarrëse, diskutuan për zhvillimet e fundit në rajonet përkatëse, pasojat e agresionit të vazhdueshëm rus, dhe rreziqet nga kërcënimet kibernetike, sidomos ato që vijnë nga Rusia.

Ata kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit, në rrafshin politik, ekonomik, dhe të sigurisë, si dhe për vlerën e shkëmbimeve të përvojave në demokratizim të shoqërive dhe reformim të administratës publike drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët.

Samiti i 8-të Global të Partneritetit për Qeveri të Hapur, këtë vit po organizohet nga Qeveria estoneze, në Tali.

Kurti ka udhëtuar për Estoni sot së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.

Kurti udhëton për në Estoni