Kurti udhëton për në Estoni

Kryeministri i së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar për në Tali të Estonisë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Krasniqi do të marrin pjesë në Samitin Global të 8-të të Open Government Partnership që këtë vit organizohet nga Qeveria e Estonisë.

“Me këtë rast, në ceremoninë hapëse të Samitit, Kryeministri do t’i drejtohet asamblesë së OGP-së, pas anëtarësimit së fundmi të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare”- thuhet në njoftim.

Gjatë ditës, siç bëhet e ditur në njoftim, Kurti po ashtu do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, krahas takimeve tjera.