Kryetari i Bordit të RTK-së: Punëtorët kanë filluar të dalin më shumë në punë

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës bashkë me ushtruesin e detyrës së drejtorit gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj janë duke raportuar para Komisionit për Media.

Kryetari i bordit, Besnik Boletini gjatë prezantimit të raportit të përformancës të vitit të kaluar duke përfshirë edhe muajin dhjetor kur është emëruar bordi i ri, tha se kanë vërejtur që në periudhën e fundit punëtorët e RTK-së po shkojnë më shumë në punë.

Ai tha se jo të gjithë punëtorët kanë dal në punë për një kohë të gjatë.

“Ky është një raporti i vitit 2021 që do të thotë se ne si bord dhe menaxhmenti aktual, nuk kemi qenë në detyrë. Ky raport përmban edhe dy javët e fundit që kemi ardhur ne. Disa prej vendimeve të para kanë qenë që RTK të mos blej lajme nga agjenci vendore, ka qenë e çuditshme dhe e papranueshme kur kemi gjetur se RTK me 1,000 punëtorë blen lajme. Kemi vendosur për mos blerje të emisioneve informative por të prodhoj vet. Punëtoret kanë fillu me dal në punë, jo të gjithë punëtorët kanë dal në punë për një kohë të gjatë. Aktualisht RTK ka një pavarësi editoriale, askush, as ne as drejtori nuk dikton se çfarë të transmetohet në RTK”, tha ai.